Certifikime
ISO 9001:2008
Të Besueshëm
Në Treg prej 1993
Numër #1
Distributor në Rajon
Kërkoni Informacion

Prerje me lazer, palosje dhe kalandrim në Korçë

Fabrika e Feralb në Korçë përpunon çelikun sipas vizatimit ose përmasave tuaja. Materialin e keni gjendje te ne, kështu që e merrni të prerë, të palosur dhe gati për montim nga një vend i vetëm.

Prerje me lazer

Kemi disa makina prerjeje me lazer me fibër. Presim çelik karboni deri në 30 mm trashësi: pllaka bazamenti, lidhëse, flanxha, pjesë makinerish, dekorime dhe modele sipas kërkesës. Na dërgoni skedarin DXF ose DWG, ose thjesht një skicë me përmasa.

Palosje llamarine deri në 8 metra

Palosim llamarinë në gjatësi deri në 8 m, për profile të gjata pa bashkime: kanale, kornizë, ulluqe, profile speciale për çati dhe fasada.

Kalandrim

Kalandrojmë llamarinë dhe pllaka çeliku në cilindra, konë dhe harqe, për rezervuarë, tuba me diametër të madh dhe pjesë konstruksioni.

Linjë slitting dhe linjë shpështjellimi

Rrotullat e llamarinës i presim për së gjati në shirita me gjerësinë që ju duhet, ose i drejtojmë dhe i presim në fletë me gjatësinë që ju duhet. Me gërshërë bëjmë edhe prerje të drejta e të shpejta.

Llamarinë trapezoidale dhe profile C e Z

Formojmë llamarinë trapezoidale për çati dhe fasada, si dhe profile C dhe Z (arkarexha) për kapanone dhe konstruksione metalike, të prera në gjatësinë e projektit tuaj.

Materiali

Në magazinë kemi llamarinë, profile çeliku, tuba dhe rrjeta. Shikoni edhe konstruksionet metalike.

Si të porosisni

Na dërgoni vizatimin ose përmasat, materialin, trashësinë dhe sasinë. Ju kthejmë ofertë shpejt dhe dërgojmë në Korçë e në të gjithë Shqipërinë.

Kërkoni ofertë · Tel. 068 606 9000 · info@feralb.com · Rilindasit, Ish Parku i Mallrave, Korçë