Certifikime
ISO 9001:2008
Të Besueshëm
Në Treg prej 1993
Numër #1
Distributor në Rajon
Kërkoni Informacion

Rreth Nesh

Rreth Nesh

“Feralb sh.p.k” është një firmë e cila operon në tregun shqiptar që prej vitit 1993.
Me një aktivitet që përfshin tregëtimin e materialeve të hekurit dhe profileve të ndryshme të hekurit, për sektorin e konstruksioneve metalike.

“Feralb sh.p.k” ka njohur vetëm suksese që prej krijimit të kompanisë.
Shoqëria jonë e filloi aktivitetin në vitin 1993 me statusin person fizik . Puna e palodhshme , dedikimi dhe ambicjet e bën suksesin pjesë të pandashme të emrit tonë dhe në vitin 2000 Feralb morri statusin si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
“Feralb sh.p.k” ka qenë një nga shoqëritë e para të cilat kanë realizuar marrëdhënie tregtare me Bullgarinë dhe Maqedoninë. Ishte një nga levizjet e para tregëtare e cila krijoi shume rrugë dhe kanale komunikimi tregëtare , për vendet e Ballkanit.

Marrëdhëniet tregëtare me vendet e rajonit ballkanik kanë filluar që në vitin 1996 me Greqinë, më pas në vitin 1999 me Bullgarinë e më pas me Maqedoninë në 2003.
Shumë pak kompani për kohën pothuajse asnjë, nuk kishte marrëdhënie tregëtare me kompani jashtë kufijve shqiptare.
“Feralb sh.p.k” tashmë ka ndërtuar marrëdhënie afatgjata të aktivitetit të importit me pothuajse gjithë Ballkanin.